Fatjon Cuka
18 Korrik 2021•Përditësim: 19 Korrik 2021
Gjatë 24 orëve të fundit Shqipëria ka regjistruar 21 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë, asnjë person nuk ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.686, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Ndërkaq, numri i të vdekurve në vend nga virusi vazhdon të mbetet gjithsej 2.456.
Gjithashtu janë shëruar edhe 2 persona gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130.074, dhe raste aktive aktualisht janë 156.
Institucionet shëndetësore në vend kanë kryer edhe 2.451 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 855.993 testime për personat e dyshuar me COVID-19.