Fatjon Cuka
23 Gusht 2021•Përditësim: 23 Gusht 2021
Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 397 raste të tjera me koronavirusin e ri(COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 139.721.
Gjatë orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë vdekje dhe numri i të vdekurve në vend vazhdon të mbetet gjithsej 2.478.
Me shërimin edhe të 178 personave gjatë 24 orëve të fundit, numri i të shëruarve është rritur në 131.451 dhe raste aktive në të gjithë vendin aktualisht janë 5.792.
Institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer edhe 4.029 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 1.000.523 testime për personat e dyshuar me COVID-19.