Ruslan Rehimov
29 Shtator 2020•Përditësim: 29 Shtator 2020
Armenia ka filluar vendosjen e sistemeve raketore S-300 nga Jerevani drejt rajoneve ku ushtria azerbajxhanase po kryen operacione, tha kreu i Zyrës për Marrëdhënie me Media i Ministrisë së Mbrojtjes të Azerbajxhanit, kolonel Vagif Dergahli, raporton Anadolu Agency (AA).
“Disponojmë me të dhëna intelegjente se Jerevan vendos sistemet S-300 për mbrojtje kundër ajrore drejt rajoneve tona që mbajnë nën okupim. Sistemet raketore Ushtria e Azerbajxhanit do t’i shkatërrojë me të hyrë në rajonet e okupuara”, porositi Dergahli.
Duke theksuar se sistemet raketore S-300 do të përjetojnë fatin e pajisjeve të tjera ushtarake të Armenisë të shkatërruara nga ushtria azerbajxhanase, Dergahli tha se konflikti i fundit ka konfirmuar që pretendimet armene për pathyeshmërinë e ushtrisë së tyre nuk janë asgjë tjetër veçse një legjendë e thjeshtë.
Forcat armene të dielën në mëngjes kryen sulme të reja në vendbanimet dhe pozicionet e Azerbajxhanit, ndërsa forcat azerbajxhanase u kundërpërgjigjën me sulme ndaj pozicioneve armene.
Autoritetet armene shpallën mobilizimin e përgjithshëm dhe gjendjen e luftës për shkak të konfliktit në rajonin e Malësia e Karabakut, ndërsa autoritetet e Azerbajxhanit po ashtu shpallën gjendje lufte për 19 zona, përfshirë kryeqytetin Baku.
Nga viti 1991 ushtria armene në mënyrë ilegale okupoi Malësinë e Karabakut, që ndërkombëtarisht është territor i njohur i Azerbajxhanit.
Katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe dy rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, si dhe shumë organizata ndërkombëtare, bëjnë thirrje për tërheqjen e forcave armene pushtuese nga Malësia e Karabakut dhe shtatë rajone të tjera të okupuara azerbajxhanase.