Burak Bir
26 Prill 2019•Përditësim: 29 Prill 2019
Një orangutang ka arritur të arratiset sot nga kafazi i tij në një kopsht zoologjik në Australi, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një orangutang 16-vjeçar Sumatran u arratis nga kafazi i tij në kopshtin zoologjik në Melbourne, njoftoi 7news.
Autoritetet mbyllën kopshtin zoologjik në Melbourne pas arratisjes.
Kujtojmë se orangutangët detyruan mbylljen e kopshtit zoologjik edhe në vitin 2015 në përpjekjen e tyre të parë të arratisjes.