Servet Günerigök
24 Gusht 2023•Përditësim: 25 Gusht 2023
Koreja e Veriut kreu lançimin e dytë të satelitit të saj të zbulimit ushtarak, i cili përfundoi me dështim për shkak të një gabimi në "sistemin e shpërthimit të emergjencës" të raketës gjatë fazës së tretë të fluturimit, transmeton Anadolu.
'KCNA News' me bazë në Phenian raportoi se sateliti Malligyong-1 ishte vendosur në raketën bartëse të tipit të ri Chollima-1 në qendrën e lançimit satelitor Sohae, në qarkun Cholsan të provincës veriore Phyongan.
"Fluturimet e fazës së parë dhe të dytë të raketës ishin normale, por lançimi dështoi për shkak të një gabimi në sistemin e shpërthimit të emergjencës gjatë fluturimit të fazës së tretë", thuhet më tej.
Administrata Kombëtare e Zhvillimit të Hapësirës Ajrore e Koresë së Veriut njoftoi se lançimi i tretë i satelitit zbulues do të bëhet në tetor.
Koreja e Veriut fillimisht lançoi raketën e re Chollima-1 në fund të majit, mbi të cilën ishte vendosur sateliti Malligyong-1, por u rrëzua në det.
Lançimi i të enjtes erdhi pas fillimit të stërvitjeve vjetore ushtarake midis ushtrisë së SHBA-së dhe Koresë së Jugut vetëm tre ditë më parë.