Bakir Tiro
03 Maj 2016•Përditësim: 03 Maj 2016
RIO DE JANEIRO (AA) – Flaka olimpike do të mbërrijë sot në Brazilia, kryeqytetin e Brazilit, ku në tre muajt e ardhshëm do të bartet në disa pjesë të caktuara të këtij vendi të Amerikës së Jugut, raporton Anadolu Agency (AA).
Flaka olimpike sot do ti dorëzohet Dilma Russeff, presidentes së Brazilit, kundër së cilës Dhoma e ulët e parlamentit brazilian ka miratuar procedurën për shkarkim, sepse ajo akuzohet për manipulimin e llogarive qeveritare për të fshehur deficitin.
Deri në fillim të Olimpiadës Verore në Rio de Janeiro flakadani olimpik do të bartet me lundër, hipur mbi kalë, në helikopterë. Ajo do të jetë edhe pjesë e ritualeve autoktone. Flakadani Olimpik nëpër Brasil do të kaloj përmes më shum se 12 mijë duarve
Ceremonia e hapjes së Lojërave olimpike do të mbahet më 5 gusht në stadiumin "Maracana" në Rio.