Kaamil Ahmed
21 Mars 2017•Përditësim: 21 Mars 2017
JERUSALEM (AA) – Forcat izraelite arrestuan një deputet palestinez që lidhet me Hamasin gjatë bastisjeve të mëngjesit në Bregun e pushtuar Perëndimor, bëri të ditur partia e tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Partia Ndryshimi dhe Reforma, e cila përfaqëson lëvizjen Hamas me bazë në Gaza, tha në një njoftim se Muhammad al-Tal u arrestua në shtëpinë e tij afër qytetit të Hebronit.
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha për AA se 12 palestinezë u arrestuan për dhunën ndaj ushtarëve izraelitë dhe qytetarëve dhe për "trazira të dhunshme".
Tre deputetë të Hamasit në fillim të këtij muaji u arrestuan nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor. Sipas Komisionit palestinez për Çështjet e të Burgosurve, arrestimi i fundit tani sjell numrin e përgjithshëm të deputetëve palestinezë në paraburgimin izraelit në 11. Forcat izraelite me kryerjen e bastisjeve synojnë palestinezët e "kërkuar" në Bregun e pushtuar Perëndimor.