Mahmut Geldi
31 Janar 2017•Përditësim: 01 Shkurt 2017
GAZA (AA) – Qeveria e Palestinës sot miratoi vendimin për shpalljen e zgjedhjeve lokale në këtë vend, më 13 maj, ndërsa lëvizja palestineze Hamas njoftoi se ky është një vendim i papranueshëm i cili thellon ndarjen mes palestinezëve, raporton Anadolu Agency (AA).
“Të gjitha vendimet lidhur me proceset zgjedhore në Palestinë doemos duhet të jenë në dobi të unitetit dhe pajtimit kombëtar. Vendimi i ri për shpalljen e zgjedhjeve lokale në maj është i papranueshëm dhe i pazbatueshëm. Ky vendim thellon ndarjet dhe nuk është në interes të palestinezëve”, thuhet në njoftimin me shkrim të Hamas-it.
Hamas porositi se është e palogjikshme të shkohet në çfarëdo procesi zgjedhor derisa nuk tejkalohet problem i ndarjes dhe nuk vendoset uniteti nacional në Palestinë.
Zgjedhjet lokale në Bregun Perëndimor të Palestinës dhe Rripin e Gazës fillimisht u planifikuan më 8 tetor të vitit të kaluar, ndërsa Gjykata e Lartë e Palestinës mori vendim që zgjedhjet mos të mbahen në Rripin e Gazës, më pas edhe Qeveria e Palestinës me këtë rast anuloi procesin zgjedhor.
Sot Qeveria e Palestinës njoftoi se zgjedhjet lokale do të organizohen më 3 maj të këtij viti. Zgjedhjet e fundit lokale në Palestinë janë mbajtur në vitin 2012, por atëherë zgjedhjet janë mbajtur vetëm në Bregun Perëndimor, ndërsa Hamasi refuzoi të mbahen këto zgjedhje në Gazë.
Në zgjedhjet e fundit që janë mbajtur në vitin 2006, kanë marrë pjesë dy lëvizjet Fatahu edhe Hamasi.
Hamas atëherë ishte fitues i zgjedhjeve.