Emre Aytekin
12 qershor 2020•Përditësim: 12 qershor 2020
Në Indi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 10.956 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID0-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit në faqen e internetit "Times of India", Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 10.956 raste dhe 396 vdekje të reja nga COVID0-19.
Me vdekjet dhe rastet e reja numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 297.535, ndërsa i vdekjeve në 8.498.
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India renditet vendi i katërt në botë përsa i përket numrit të rasteve.
Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën. Deri më tani në të gjithë botën kanë humbur jetën mbi 400 mijë persona, ndërsa janë regjistruar mbi 7.5 milionë raste.