Adem Şalvarcıoğlu
13 Tetor 2018•Përditësim: 14 Tetor 2018
ANKARA (AA) – Në 12 ditët e fundit në qytetin Mumbai të Indisë 56 persona kanë vdekur nga gripi i derrit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave lokale, këtë muaj nga virusi H1N1, i cili njihet edhe si gripi i derrit kanë vdekur 56 persona. Ndërsa 51 persona që janë marrë në trajtim me dyshime të virusit H1N1, janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Që nga muaji janar e deri më tani më shumë se 90 persona kanë vdekur si pasojë të gripit të derrit.
Gjatë këtij muaji është shënuar numri më i madh i vdekjeve nga gripi i derrit.
Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar popullatën për higjienë ndërsa një numër i madh i shtëpive në rajon janë dezinfektuar.