Ahmet Dursun
30 Prill 2020•Përditësim: 01 Maj 2020
Me 71 vdekje të reja në 24 orët e fundit në Iran është rritur në 6.028 numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e televizionit shtetëror të Iranit, zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 71 vdekje dhe 983 raste të reja me COVID-19.
Numri i vdekjeve ka arritur në 6.028, ndërsa numri i rasteve në 94.640, prej të cilëve 2.976 që trajtohen në spitale janë në gjendje të rëndë, ndërkohë që numri i të shëruarve ka arritur në 75.103.
Jahanpour njoftoi se në vend janë bërë 463.295 teste.