Muhammet Kurşun
01 Qershor 2020•Përditësim: 01 Qershor 2020
Në Iran, 81 njerëz kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 7.878, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, njoftoi se në 24 orët e kaluara, në vend janë regjistruar 2.979 të infektuar të rinj, me çka bilanci i rasteve deri më tani ka arritur në 154.445.
Jahanpour theksoi se deri më tani janë shëruar 121.004 persona, ndërkohë që 2.578 pacientë janë në gjendje kritike.
Ai vuri në dukje se deri më tani në mbarë vendin janë kryer 955.865 teste.
Zyrtari iranian tha se provincat Isfahan, Azerbajxhani Lindor dhe Perëndimor, Loristan, Kermanshah, Hormuzgan dhe Sistan-Baluchistan janë ndër rajonet me rrezikshmëri të lartë.
Koronavirusi në Iran për herë të parë u shfaq më 19 shkurt në qytetin Qom.