Ahmet Dursun
28 Shtator 2018•Përditësim: 29 Shtator 2018
TEHERAN (AA) - Të paktën 10 persona kanë vdekur nga helmimi me alkool në Bender Abbas, një qytet në jug të provincës Hurmuzgan të Iranit, raporton Anadolu Agency (AA).
Fatma Nevruziyan nga Fakulteti i Mjekësisë në Hurmuzgan konfirmoi se 10 persona kanë vdekur ndërsa 118 të tjerë janë shtrirë në spital për shkak të helmimit me alkool.
Ajo theksoi se 10 persona e kanë humbur betejën për jetë dhe se në mesin e të shtruarve ka prej tyre që janë në gjendje kritike.
Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, zëvendës shefi i policisë në Hurmuzgan, Muhammed Sherifi ka nisur hetime në lidhje me rastin e helmimit me alkool ndërsa deri më tani një person i cili dyshohet se ka shitur alkoolin e prodhuar ilegalisht është arrestuar.
Në Iran ndalohet shitja dhe konsumimi i alkoolit, por ka raste të kontrabandimit të alkoolit dhe prodhimit të saj ilegal.
Sipas ligjeve iraniane, prodhuesi, blerësi apo presoni që konsumon alkoolin e pret një denim me burg ose goditje me kamxhik.