İdris Okuducu
26 Shtator 2017•Përditësim: 26 Shtator 2017
ERBIL (AA) – Vazhdojnë kalimet reciproke në pikat kufitare mes Iranit dhe Administratës rajonale kurde në veri të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i kufirit Bashmak Ezver Mahmud në një deklaratë për ueb faqen zyrtare Pukmedia të Unionit të Atdhedashësve të Kurdistanit, tha se deklarata e Iranit lidhur me atë se ka mbyllur dyert e kufijve me kërkesën e Bagdadit është e pavërtetë.
“Kalimi në pikat kufitare të rajonit të Iranit dhe Kurdistanit dhe shkëmbimi tregtar është mjaf normal”, thotë Mahmud.
Duke vënë në dukje se nuk kanë pranuar ndonjë udhëzim lidhur me mbylljen e kufirit, Mahmud thotë se sipas informacioneve që posedojnë Irani nuk ka ndërmend ta mbyllë kufirin.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Behram Kasimi në një konferencë për media të mbajtur dje në kryeqytetin e Iranit, Teheran, tha se “Ne mbështesim integritetin territorial të Irakut. Me kërkesën e shtetit të Irakut kemi mbyllur hapësirën ajrore dhe kufjtë tokësorë për Administratën rajonale kurde në veri të Irakut”.