Lokman İlhan
22 Qershor 2017•Përditësim: 22 Qershor 2017
BOGOTA (AA) - Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka deklaruar se ka nisur etapa e fundit e çarmatimit të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) në kuadër të marrëveshjes së arritur mes tyre dhe qeverisë së Kolumbisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim nga Misioni i OKB-së në Kolumbi thuhet se faza e fundit e dorëzimit të armëve që parashihet të përfundojë më 27 qershor, ka nisur me mbledhjen që është mbajtur në lokacionin e dorëzimit të armëve Pondores, në rajonin administrativ La Guajira, ku ka marrë pjesë Jeffrey Feltman, zyrtar i OKB-së.