Ekip
18 Prill 2017•Përditësim: 18 Prill 2017
SEUL (AA) – Kryeministri i përkohshëm i Koresë së Jugut, Hwang Kyo-ahn, ka lëshuar të martën një paralajmërim në adresë të Koresë së Veriut, në kohën kur Seuli po përballet me një test tjetër të mundshëm bërthamor nga ana e fqiut problematik, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri Hwang, i cili do të mbaj postin deri në zgjedhjet e muajit të ardhshëm, ka kryesuar një takim qeveritar, pasi një ditë më parë me Zëvendës presidentin amerikan Mike Pance bisedoi për zhvillimin e armatimit të Phenianit.
Ambasadori i Koresë së Veriut në OKB: Në çdo kohë mund të shpërthejë luftë bërthamore
Krahas të gjitha opsioneve që SHBA-të kanë shtruar në tavolinë, Hwang tha se shkeljet që Koreja e Veriut ia bën zotimeve të bëra në Kombet e Bashkuara mund të hasin në “pasoja përkatëse”.
"Qeveria jonë dhe bashkësia ndërkombëtare nuk do të falin provokimet e pamatura të Koresë së Veriut", tha Hwang i cituar nga agjencia e lajmeve Yonhap.
Mbikëqyrësit e Phenianit janë në pritje të një prove të re bërthamore, të gjashtës me radhë, e cila mund të ndodhë në përputhje me disa jubile të rëndësishme të këtij muaji.
Shteti autoritar në një parakalim ushtarak të madh fundjavën që shkoi, ka shfaqur raketa të dyshimta balistike.