Muhammed Bilal Kenasari
16 Prill 2017•Përditësim: 16 Prill 2017
WASHINGTON (AA) – Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) ka njoftuar se Koreja e Veriut ka bërë testim të pasuksesshëm raketor, raporton Anadolu Agency (AA).
“Komanda e Forcave Amerikane të Paqësorit ka konfirmuar dhe ka ndjekur lançimin raketor të Koresë së Veriut më 15 prill në orën 11:21 sipas kohës së Hawaiit”, thuhet në një deklaratë me shkrim nga Pentagoni.
Në deklaratë më tej theksohet se hedhja e raketës është realizuar në afërsi të qytetit Sinpo dhe se raketa ka shpërthyer kohë të shkurtër pas lançimit.
Ndërkaq, njoftohet se ende nuk është i ditur lloji i raketës që ka hedhur Koreja e Veriut.