Emel Öz Gözellik
09 Gusht 2017•Përditësim: 10 Gusht 2017
SEUL (AA) – Analistët thonë se disa nga raketat e Koresë së Veriut kanë kapacitet të godasin ishullin amerikan të Guamit, i cili ndodhet në Oqeanin Paqësor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Analistët në një deklaratë për AP lidhur me kërcënimin e Koresë së Veriut se do të godasin Guamin, ku janë të vendosura bazat ushtarake të SHBA-ve, njoftuan se raketa Hwasong-12, e cila ka një gamë të gjerë veprimi prej 4 deri në 7 mijë kilometra ka kapacitetin të arrijë në ishullin Guam.
Koreja e Veriut kërcënon me sulm Guamin, territorin e SHBA-ve në Paqësor
Trump: Koreja e Veriut për të mirën e saj nuk duhet të kryejë më shumë kërcënime kundër SHBA-ve
Sipas analistëve raketa Hwasong-12 të cilën Koreja e Veriut për herë të parë e testoi në muajin maj dhe raketa Hwasong-14 të cilën e testoi gjatë muajit të kaluar, mund të arrijnë në qytetet Los Angeles dhe Chicago të SHBA-ve.
Ndërkaq bëhet e ditur se raketa tjetër e Koresë së Veriut, Musudani, me gamë prej 3500 kilometrash, e cila përdor karburant likuid, mund të arrijë deri në Azi dhe Paqësor.
Analistët theksuan se “raketa balistike tokë-tokë me gamë të mesme dhe të gjatë” Pukguksong-2, të cilën qeveria e Phenianit e testoi në mënyrë të suksesshme në muajin shkurt, përdor karburant të ngurtë dhe për këtë arsye në krahasim me ato që përdorin karburant të lëngshëm mund të ndizet shumë më shpejtë.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Koresë së Veriut, KCNA qeveria e Phenianit është në përgatitje të sulmit ndaj ishullit Guam me raketën balistike Hwasong-12.
Presidenti amerikan Donald Trump i bëri thirrje Koresë së Veriut që të heqë dorë nga kërcënimet dhe nëse nuk e dëgjon këtë thirrje, Pheniani do të përballet me reagimin e ashpër të SHBA-ve.