Mustafa Keleş
15 Maj 2017•Përditësim: 15 Maj 2017
OKB (AA) - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) do të mblidhet ditën e nesërme pas testimit të ri të raketës balistike nga Koreja e Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).
Komanda e forcave amerikane të Paqësorit (PACOM), kishte njoftuar se Koreja e Veriut ka kryer një testim raketor dhe se raketa në fjalë ka rënë në Detin e Japonisë.
Pas kësaj SHBA-të dhe Japonia i kërkuan mbledhjen emergjente kryesisë së KS-OKB-së. Gjithashtu bëhet e ditur se Uruguai që ka presidencën për muajin maj në KS-OKB ka vendosur në programin e Këshillit mbledhjen për ditën e nesërme.
Këshilli i Sigurimit të OKB-së zbaton sanksione ushtarake dhe ekonomike të ndryshme kundër Koresë së Veriut për shkak të programit të saj nuklear.
KS-OKB gjithashtu ka dënuar me dhjetëra herë testimet e armëve dhe raketave nukleare të Koresë së Veriut si dhe i ka bërë thirrje që t'i japë fund këtyre veprimeve.