Mahmoud Barakat
23 Prill 2016•Përditësim: 23 Prill 2016
BENGHAZI (AA) – Tre persona kanë humbur jetën të premten vonë, pasi një avion mjekësor u rrëzua derisa po ateronte në bazën ajrore al-Abraq në qytetin lindor të Libisë al-Bayda, bën të ditur një burim ushtarak për Anadolu Agency (AA).
Burimi, i cili nuk pranoi të bëjë të ditur emrin për shkaqe të sigurisë, tha se viktimat përfshinin edhe Mohammed al-Nazouri, birin e Shefit të Shtabit të ushtrisë së Libisë, Abdel-Razeq al-Nazouri , i cili u emërua nga Shtëpia e Përfaqësuesve me seli në Tobruk.