Esat Fırat
14 Mars 2022•Përditësim: 14 Mars 2022
Ministri maroken i Industrisë dhe Tregtisë, Ryad Mezzour dhe ministri i Industrisë dhe Teknologjive të Avancuara të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Sulltan al-Jaber diskutuan forcimin e marrëdhënieve industriale dhe tregtare midis dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare marokene MAP, ministri Al-Jaber mbërriti dje në kryeqytetin Rabat për të zhvilluar bisedime zyrtare.
Në vazhdim të kontakteve të tij sot, Al Jaber në takimin e tij me homologun maroken, Mezzour, diskutoi për metodat që duhen zbatuar për të forcuar marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve dhe për të realizuar projekte të përbashkëta industriale.
Gjatë takimit u vendos që të krijohet një grup i përbashkët pune për të eksploruar mënyrat e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e integrimit industrial.
Theksohet se grupi i punës në fjalë do të udhëheqë projekte të përbashkëta që do të kontribuojnë në krijimin e vendeve të punës në të dy vendet.