Eshat Fırat
02 Janar 2018•Përditësim: 02 Janar 2018
TEL AVIV (AA) – Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka lavdëruar demonstratat antiqeveritare në Iran, ndërsa hodhi poshtë deklaratën e presidentit iranian Hassan Rouhani lidhur me atë se Izraeli qëndron prapa protestave në vendin e tij, raporton Anadolu Agency (AA).
“E dëgjova deklaratën e presidentit iranian Hassan Rouhani në të cilën pohon se Izraeli qëndron prapa protestave në Iran. Kjo nuk është vetëm gënjeshtër, por edhe qesharake”, tha Netahyahu.
Ai thesoi se vendet evropiane mbetën të heshtura ndaj ndodhive në Iran, duke shtuar se vendi i tij megjithatë nuk do të hesht.
“Kur të bie regjimi iranian, iranianët dhe izraelitët do të jenë miq të vërtetë. Shpresoj se populli iranian do t’ia dalë në luftën e tij drejt lirisë”, tha Netanyahu.
Demonstrantët në Iran i quajti heronj, ndërsa për pushtetin iranian tha se është një “regjim brutal” që shpenzon miliarda dollarë për të promovuar urrejtje ndaj Izraelit.
Protestat kundër standardit të keq jetësor në Iran filluan të enjten, ndërsa më pas u zgjeruan në disa qytete të vendit.