Ekip
17 Shtator 2016•Përditësim: 18 Shtator 2016
NIAMEY (AA) – Ministria e Mbrojtjes të Nigerit njoftoi se ushtria gjatë një operacioni në rajonin juglindor Diffa ka vrarë 38 militantë të grupit terrorist Boko Haram, raporton Anadolu Agency (AA).
Koloneli Moustapha Michel Ledru, natën e së premtes në televizionin kombëtar tha se gjatë operacioneve janë plagosur dy pjesëtarë të ushtrisë të Nigerit, e cila kishte mbështetjen e ushtrisë së Çadit.
Boko Haram gjatë rebelimit shtatë-vjeçar ka vrarë rreth 20.000 njerëz dhe miliona ka detyruar të zhvendosen. Boko Haram, baza e së cilës është në Nigeri, ka kryer sulme edhe në vendet fqinje, si në Niger, Çad dhe Kamerun, të cilat japin kontributin e tyre në forcën
shumëkombëshe në luftën kundër tyre.