Emel Öz Gözellik
20 Tetor 2016•Përditësim: 21 Tetor 2016
ANKARA (AA)- Si pasojë e rënies në greminë të një autobusi pasagjerësh në pjesën perëndimore të Indisë kanë humbur jetën 22 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve të mediave lokale autoritetet kanë bërë të ditur se nga aksidentimi i autobusit të pasagjerëve në rajonin Reasi të Xhammu Kashmirit kanë humbur jetën 22 persona, kurse një numër i madh janë plagosur.
Bëhet e ditur se disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike.
Si pasoj e rrugëve problematike, automjeteve të vjetra dhe nga pakujdesia e shoferëve në Indi çdo vit humbin jetën rreth 200 mijë persona.