Dildar Baykan
06 Prill 2017•Përditësim: 06 Prill 2017
ANKARA (AA) - Policët në Indi kanë gjetur një vajzë tetë vjeçare që ka jetuar me majmunët dhe vepron si ta, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave lokale, policët nga provinca e Uttar Pradesh kanë transferuar në spital një vajzë 8 vjeçare e cila vepron si majmunët me të cilët ka jetuar në rajonin Motipur të Zonës për Mbrojtje të Jetës së Egër.
Vajza e cila ka vepruar qetë pranë majmunëve është vërejtur nga Zëvendës Komisari Suresh Yadav, por theksohet se kur janë afruar drejt atyre edhe vajza ka nisur të bërtasë.
Vajza është transferuar në spital pas përpjekjeve të gjata të autoriteteve të sigurisë.
Njoftohet se vajza e vogël e cila ishte transferuar në spital, nuk ka mundur të flasë, nuk ka kuptuar gjërat që i janë thënë, është frikësuar nga njerëzit, ka lëvizur duke u zvarritur dhe ka shfaqur sjellje të dhunshme.
Mjekët thonë se fëmija i është nënshtruar trajtimit, është mësuar të ecë por ka vazhduar të ushqehet drejtpërdrejt nga goja e saj.
Ende nuk dihet se si dhe kur ka shkuar vajza në këtë vend.