Vesna Besiç
06 nëntor 2015•Përditësim: 06 nëntor 2015
SARAJEVË (AA) – Në ishullin grek Lesbos nuk ka më vend për varrimin e refugjatëve që kanë humbur jetën gjatë “rrugës së shpëtimit”, raporton Anadolu Agency (AA).
Bëhet fjalë për refugjatët që kanë humbur jetën në ujërat e Detit Egje teksa tentonin të kalonin nga Turqia në Greqi.
Të dhënat zyrtare flasin se përmes Lebosit vetëm nga fillimi i këtij viti në Evropë kanë hyrë rreth 700.000 refugjatë. Për çdo ditë ndodhin fatkeqësi në ujërat e Detit Egje. Fundosja e anijeve apo gomoneve me të cilat refugjatët transferohen deri në Greqi, është shkaku i vdekjes së shumë personave nga Lindja e Afërt. Disa nga viktimat nuk janë të identifikuara dhe janë varrosur pa emër.
Në varret e tyre shkruan “”identitet i panjohur”. Dhjetëra persona deri tani janë varrosur me mbishkrimin e lartpërmendur në pllakatet që qëndrojnë në varre.