Bayram Altuğ
11 Mars 2020•Përditësim: 12 Mars 2020
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se koronavirusi i ri (COVID-19) mund të cilësohet si pandemi globale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, foli lidhur me virusin COVID-19 gjatë një konference për media në qendrën e organizatës në Gjenevë.
Ghebreyesus, i cili njoftoi vendimin për pandemi globale, që nënkupton epidemi në mbarë botën, tha se brenda dy javësh, përveç Kinës, rastet e koronavirusit janë rritur 13 herë dhe se numri i vendeve të prekura është rritur tre herë.
Ghebreyesus tha se OBSH vlerëson epideminë 24 orë dhe se është thellësisht e shqetësuar për përhapjen dhe ashpërsinë e virusit. Ai po ashtu tha se nuk është vepruar mjaftueshëm kundër këtij virusi.
"Për këtë arsye vlerësojmë se COVID-19 mund të cilësohet një pandemi", shtoi Ghebreyesus.