Hamdi Yıldız
15 Shtator 2020•Përditësim: 16 Shtator 2020
Qeveria e Libisë njoftoi se lajmet në disa kanale arabe dhe mediat ndërkombëtare se kryeministri Fayez al-Sarraj do të takohet me Khalifa Haftar të enjten e ardhshme në Paris, nuk janë të vërteta, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Këshillit Presidencial të Libisë, Galib al-Zaklai, në deklaratën e bërë nga Twitter, njoftoi se nuk do të ketë një takim të tillë, pavarësisht sa të mëdhenj janë ndërmjetësuesit.
Ai theksoi se lajmet në media janë gënjeshtër.
Sipas lajmit të "Intelligence Online", një gazetë e lidhur me inteligjencën, me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Libisë, Fayez al-Sarraj, kreut të Parlamentit të Tobrukut, Aguila Saleh dhe liderit të forcave jolegjitime në lindje të Libisë, puçisti Khalifa Haftar do të zhvillohet një samit të enjten e ardhshme në kryeqytetin e Francës, Paris.