Aliia Raimbekova
09 Mars 2017•Përditësim: 10 Mars 2017
ASTANA (AA) - Ministria e Jashtme e Kazakistanit ka njoftuar se raundi i katërt i bisedimeve për Sirinë në Astana do të mbahet më 14-15 mars, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin me shkrim nga Ministria e Jashtme e Kazakistanit thuhet se mbledhja për Sirinë do të mbahet më 14-15 mars dhe se në të, krahas shteteve garantuese, Turqisë, Rusisë dhe Iranit, presin pëlqimin edhe për pjesëmarrjen e përfaqësuesve të regjimit të Bashar al Asadit dhe opozitës ushtarake.