Mahmoud Barakat
14 Maj 2016•Përditësim: 14 Maj 2016
HATAY (AA) – Dy persona u vranë të shtunën në mëngjes, kur forcat e regjimit të Asadit bombarduan rajonin e Malit Turkmen të provincës veriperëndimore siriane Latakia, bëri të ditur një burim lokal për Anadolu Agency (AA).
Sipas burimit, forcat e regjimit sulmuan rajonin me artileri dhe predha, ndërsa trupat tokësore të mbështetur nga avionët luftarak, goditën rajonet e mbajtura nga opozita të Malit Kurd në disa zona të Halepit.