Adam Abu Bashal
04 Mars 2019•Përditësim: 05 Mars 2019
Së paku pesë persona kanë humbur jetën në fatkeqësinë ajrore që ka ndodhur në Kenia, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët policorë njoftuan se helikopteri është rrëzuar në rajonin veriperëndimor kenian Turkana.
Burimi i njëjtë lajmëron se bëhet fjalë për helikopterin e zëvendësit të presidentit kenian, William Ruto.
Gjatë fatkeqësisë kanë humbur jetën piloti dhe katër ushtarë amerikanë.
Hetimi mbi fatkeqësinë është në rrjedhë.