Ekip
28 Nëntor 2019•Përditësim: 29 Nëntor 2019
Koreja e Jugut bëri të ditur se Koreja e Veriut ka shkrepur një raketë të paidentifikuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e shkurtër sot nga Shtatmadhoria e Përbashkët të Koresë së Jugut nuk janë dhënë detaje të mëtejshme, të tilla si çfarë lloj rakete është shkrepur dhe ku ka rënë.
Në të kaluarën, raporte të tilla nga Koreja e Jugut për lançimet e Koresë së Veriut kanë dalë të jenë teste të raketave dhe pjesëve të artilerisë.
Ky lançim vijon tre ditë pasi Pheniani njoftoi se ushtarët e saj kryen stërvitje artilerike në afërsi të kufijve kontestues detarë me Korenë e Jugut.