Fatih Hafız Mehmet
13 Dhjetor 2018•Përditësim: 14 Dhjetor 2018
ANKARA (AA) - Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka bërë të ditur se është martirizuar një ushtar turk në Afrin të Sirisë veriperëndimore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Miistrisë së Mbrojtjes, terroristët e YPG/PKK-së hapën zjarr ndaj forcave turke në zonën Afrin.
Sulmi u krye nga qyteti Tal Rifaat në Siri dhe ushtria turke iu kundërpërgjigj menjëherë sulmit.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, duke përfshirë gra dhe fëmijë, ndërsa YPG është dega e saj siriane.