Felix Nkambeh Tih
14 Dhjetor 2017•Përditësim: 15 Dhjetor 2017
MOGADISHU (AA) – Në sulmin vetëvrasës të organizatës terroriste Al-Shabaab mbi akademinë policore në Mogadishu, Somali, numri i të vrarëve është rritur në 17 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i policisë në Mogadishu, Mahmud Aden, deklaroi se gjatë sulmit vetëvrasës mbi kampin policor për stërvitje janë plagosur 20 persona.
Agjencia somaleze e lajmeve SUNA lajmëron se sulmi është kryer gjatë përgatitjeve për marshin ushtarak me rastin e 20 dhjetorit - Ditës së policisë.
Al-Shabaab kryen sulme terroriste në Somali nga viti 2004.