Büşra Selvi Öğütcen
22 janar 2016•Përditësim: 23 janar 2016
ANKARA (AA) – Shkencëtarët pohojnë se kanë zbuluar varrezën më të vjetër masive për të cilën supozohet se ka ndodhur në kohën e gurit, para së paku 10.000 viteve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mbetjet parahistorike të 27 personave janë gjetur në lokalitetin Nataruk në Kenia, tridhjetë kilometra larg liqenit Turkan në veri të këtij vendi afrikan. Në kafkën e njërit prej trupave të gjetur ende ndodhet shpata e bërë nga qelqi i vullkanit.
Në një kufomë tjetër është vërejtur plagë e madhe në kokë për të cilën ekspertët pohojnë se me siguri ka ngjarë nga goditja e një topuzi.
Po ashtu është gjetur kufoma e një shtatzëne me duar dhe këmbë të lidhura. Viktimat e tjera që janë gjetur në varrezën në Kenia kanë pasur plagë nga shigjetat në kafkë, këmbë, duar dhe brinjë.