Muhammed Enes Çallı
20 Dhjetor 2019•Përditësim: 25 Dhjetor 2019
Klubi i Premier Ligës Angleze, Tottenham Hotspur vazhdoi kontratën me mbrojtësin belg, Toby Alderweireld deri në vitin 2023, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Kemi kënaqësinë të njoftojmë se Toby Alderweireld ka nënshkruar kontratë të re me klubin deri në vitin 2023", njoftoi sot klubi anglez nga Londra në faqen e saj të internetit.
Pas ardhjes së tij në Tottenham nga klubi i La Ligës spanjolle, Atletico Madrid në vitin 2015, qendërmbrojtësi belg 30-vjeçar u bë pjesë thelbësore e klubit anglez, duke luajtur 179 ndeshje.
Këtë sezon ai bëri dy asiste në 20 paraqitje.
Alderweireld është gjithashtu një veteran i Belgjikës, duke regjistruar 98 paraqitje me fanellën e përfaqësueses së vendit të tij që nga viti 2009.