Fatih Erel
25 Janar 2019•Përditësim: 25 Janar 2019
STAMBOLL (AA) - Tenisti numër një në botë, Novak Djokovic, mundi me rezultatin 3-0 francezin Lucas Pouille për të avancuar në finalen në turnetu Australian Open, raporton Anadolu Agency (AA).
Në gjysmëfinalen e meshkujve në Melburn, kampioni i gjashtëfishtë i këtij kampionati Grand Slam, serbi Novak Djokovic, mposhti kundërshtarin me rezultatin 6-0, 6-2 dhe 6-2.
Bartësi i parë Djokovic do të përballet me tenistin e dytë në radhitje, spanjollin Rafael Nadal, në finalen që do të luhet të dielën.
Nadal mundi tenistin grek Stefanos Tsitsipas, bartës i 14-të, për të avancuar në finalen e turneut të parë Grand Slam të sezonit.