Shpetim Hiseni
24 Janar 2018•Përditësim: 24 Janar 2018
SHKUP (AA) - Tenisti zviceran Roger Federer është kualifikuar në gjysmëfinale të Australian Open, pasi në çerekfinale me rezultatin 3-0 në sete mposhti tenistin çek Tomas Berdych, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në përballjen e zhvilluar në Melburn të Australisë, Federer, tenisti numër dy në renditjen botërore, u përball me tenistin çek Berdych, i 19-ti në renditjen botërore, të cilin e mposhti në tri sete me rezultatet 7-6, 6-3 dhe 6-4.
Në gjysmëfinalen e Australian Open, turneut të parë Grand Slam të sezonit, 36-vjeçari Federer do të përballet me tenistin e 58-të në renditjen botërore Hyeong Chung, i cili është sportisti i parë në histori nga Koreja e Jugut që ngjitet në gjysmëfinale të një turneu Grand Slam.
Në karrierën e tij, Federer ka fituar pesë herë titullin e kampionit në Australian Open.