Fatih Erel
23 Janar 2019•Përditësim: 23 Janar 2019
MELBURN (AA) - Numri katër në tenisin e femrave, japonezja Naomi Osaka mundi ukrainasen Elina Svitolina për t'i siguruar vetes një gjysmëfinale të Grand Slam-it të parë të këtij sezoni, Australian Open, raporton Anadolu Agency (AA).
Në garat single në kategorinë e femrave, 21-vjeçarja japoneze Naomi Osaka mposhti numrin gjashtë në tenisin botëror, Svitolinan me shifrat 2:0 në sete 6-4 dhe 6-1.
Në gjysmëfinale të Australian Open, Osaka do të përballet me çeken Karolina Pliskova.