Fatih Erel
22 Janar 2019•Përditësim: 22 Janar 2019
STAMBOLL (AA) - Tenisti spanjoll Rafael Nadal u kalifikua në raundin e gjysmëfinales të turnetu Australian Open, pasi mundi kundërshtarin amerikan Frances Tiafoe, raporton Anadolu Agency (AA).
Tenisti 32-vjeçar, fitues i vitit 2009 i këtij kampionati Grand Slam, mposhti bartësin e 39-të Tiafoe me rezultatin 6-3, 6-4 dhe 6-2.
Numri dy i botës, Nadal, në gjysmëfinale do të përballet me tenistin grek Stefanos Tsitsipas, bartës i 14-të, i cili në ndeshjen e çerekfinales ishte më i mirë se spanjolli Roberto Bautista Agut.