Yunus Kaymaz
24 Korrik 2020•Përditësim: 24 Korrik 2020
Emocionet në Kampionatin Botëror të MotoGP 2020 do të vazhdojnë me garën e dytë në Spanjë, raporton Anadolu Agency (AA).
Gara do të mbahet të dielën në 25 xhiro në pistën Jerez të gjatë 4,4 kilometra në qytetin Cadiz të Spanjës.
Garën e parë të sezonit që u zhvillua javën e kaluar e fitoi piloti francez i Petronas Yamaha, Fabio Quartararo, duke arritur fitoren e parë në karrierë.
Klasifikimi i pilotëve para garës së dytë të sezonit është si në vijim:
1. Fabio Quartararo (Francë): 25 pikë
2. Maverick Vinales (Spanjë): 20 pikë
3. Andrea Dovizioso (Itali): 16 pikë
4. Jack Miller (Australi): 13 pikë
5. Franco Morbidelli (Itali): 11 pikë