Mutlu Demirtaştan
15 Tetor 2017•Përditësim: 16 Tetor 2017
STAMBOLL (AA) - Piloti italian i ekipit Ducati, Andrea Dovizioso, arriti fitore në garën e 15-të të Kampionatit Botëror të MotoGP, organizuar në Çmimin e Madh të Japonisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Gara e 15-të në MotoGP, një nga organizimet sportive me motorë më të rëndësishme në botë, u zhvillua në qytetin japonez Motegi, në pistën Twin Ring Motegi e gjatë 4.8 kilometra në 24 xhiro.
Dovizioso, i cili filloi nga renditja numër 9 të garës arriti të përfundojë në vendin e parë, me të cilën arriti fitoren e 5-të të sezonit, ndërsa të 7-të të karrierës së tij në MotoGP.
Piloti spanjoll i Repsol Honda, Marc Marquez u bë i dyti 0.249 sekonda pas liderit, ndërkaq piloti italian i OCTO Pramac, Danilo Petrucci arrit të bëhet i tretë 10.557 sekonda pas liderit.
Marquez vazhdon të kryesojë listën në renditjen e pilotëve me 244 pikë, 11 pikë më shumë se Doviozo i cili gjendet në vendin e dytë. Pas tyre vjen spanjolli Maverick Vinales i Movistar Yamaha me 203 pikë.
Gara e 16-të e sezonit do të zhvillohet më 22 Tetor në Çmimin e Madh të Australisë.
Renditja e pilotëve
Pas 15 garave të para të sezonit renditja e 5 pilotëve është si më poshtë:
1. Marc Marquez (Spanjë) - 244 pikë
2. Andrea Dovizioso (Itali) - 233
3. Maverick Vinales (Spanjë) - 203
4. Dani Pedrosa (Spanjë) - 170
5. Valentino Rossi (Itali) - 168