Doga Kirmizioglu
09 Nëntor 2016•Përditësim: 09 Nëntor 2016
LONDËR (AA) – Lojtari i kombëtares së Uellsit dhe i ekipit spanjoll Real Madrid, Gareth Bale për herë të gjashtë është shpallur futbollisti i vitit në vendin e tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Bale si futbollist i vitit është shpallur në solemnitetin të cilin e organizoi Federata e Futbollit të Uellsit. Përveç kësaj, Bale është futbollisti i parë të cilit ky titull i është ndarë katër vite me radhë.