Sinan Özmüş
09 Nëntor 2016•Përditësim: 10 Nëntor 2016
ANTALIA (AA) - Përfaqësuesja e Kosovës në futboll në kuadër të ndeshjes kualifikuese me Turqinë për Botërorin "Rusi 2018" filloi përgatitjet. Ndeshja do të luhet në Antalia më 12 nëntor, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipi i përfaqësueses së Kosovës, dje me aeroplan ka arritur në Antalia dhe përgatitjen e parë e ka bërë në fushën e Hotelit Kremlin Palace i cili gjendet në Rajonin Turistik Kundu. Stërvitjet e para u realizua nën udhëheqjen e trajnerit Albert Bunjaki.
Lista e futbollistëve për ndeshjen Turqi-Kosovë me datën 12 nëntor:
Portierë: Samir Ujkani, Adis Nurkoviç dhe Bledar Hajdini.
Mbrojtës: Fanol Perdedaj, Avni Pepa, Alban Pnishi, Amir Rrahmani, Leart Paqarada, Mergim Vojvoda, Benjamin Kololli, Fidan Aliti.
Mesfushorë: Enis Alushi, Eroll Zejnullahu, Alban Meha, Herolind Shala, Milot Rashica, Bernard Berisha, Arbër Zeneli, Besar Halimi, Valon Berisha.
Sulmues: Albert Bunjaku dhe Vedat Muriqi.