Bakir Tiro
25 Prill 2019•Përditësim: 26 Prill 2019
Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola ka deklaruar se skuadra e tij ende nuk është kampion, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Duhet të jemi të qetë, ende nuk jemi kampion. Lojtarëve u kam thënë të mos lexojnë gazetat dhe portalet, të mos shohin televizion. Duhet të pushojnë deri në ndeshjen tjetër", ka thënë Guardiola.
Skuadra e tij mbrëmë me fitoren si mysafir në derbin e qytetit kundër Manchester United (2:0) u kthye në krye të tabelës të Premier Ligës, tre xhiro para përfundimit të kampionatit dhe ka vetëm një pikë më shumë se Liverpooli (89:88).
"Liverpooli përpiqet të na arrijë dhe gjithçka që kanë bërë brenda sezonit është mahnitëse. Mirëpo, çdo gjë është në dorën tonë. Na pret një ferr kundër Burnley", konsideron Guardiola.
City të dielën në xhiron e 36-të të Premier Ligës do të jetë mysafir i Burnley që cila lufton për mbijetesë ndërkaq Liverpooli nesër pret ekipin që është në fundin e tabelës Hunddersfield Town.
Deri në fund të garës për kampion të Anglisë, Manchester City do të luaj në terren vendas me Leicester City dhe në xhiron e fundit si mysafir i Brighton. Liverpooli në xhiron e 37-të është mysafir i Newcastle dhe më pas do të presë Wolverhamptonin.