Şenhan Bolelli
08 Qershor 2022•Përditësim: 09 Qershor 2022
Lojtari i kombëtares kroate të futbollit dhe mesfushori i Real Madridit, Luka Modriç do të qëndrojë edhe një vit në radhët e kampionëve aktualë të Evropës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të klubit madrilen thuhet se kontrata me 36-vjeçarin Modriç është vazhduar deri më 30 qershor të vitit 2023.
Modriç, i cili u transferua nga Tottenhami te Real Madridi në vitin 2012, zhvilloi 436 ndeshje për klubin "mbretëror" gjatë 10 sezoneve shënoi 31 gola dhe regjistroi 73 asiste.