Berad Büyük
30 Qershor 2019•Përditësim: 01 Korrik 2019
Piloti spanjoll Maverick Vinales i ekipit Monster Energy Yamaha ka përfunduar i pari garën e 8-të të Grand Prix-it në Holandë e vlefshme për kampionatin botëror të MotoGP, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gara e tetë e sezonit në MotoGP i cili është organizimi më i rëndësishëm i garave të motorëve u zhvillua me 26 xhiro në pistën prej 4.5 kilometrash që ka të njëjtin emër në qytetin Assen të Holandës.
Piloti spanjoll Maverick Vinales, u rendit i pari me kohën 40.55.415, ndërsa spanjolli Marc Marquez nga ekipi Repsol Honda u rendit i dyti me 4.854 sekonda pas Vinales dhe i treti me 9.739 sekonda pas liderit pilotit francez Fabio Quartararo nga ekipi i Petronas Yamaha.
Gara e 9-të e sezonit të Grand Prix-it në Gjermani do të zhvillohet më 7 korrik.
- Klasifikimi i pilotëve
1. Marc Marquez (Spanjë): 160 pikë
2. Andrea Dovizioso (Itali): 116
3. Danilo Petrucci (Itali): 108
4. Alex Rins (Spanjë): 101
5. Valentino Rossi (Itali): 72