Hüseyin Burak Demirer
18 Dhjetor 2016•Përditësim: 19 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) - Skuadra e Real Madridit ka fituar finalen ndaj ekipit japonez Kashima me rezultatin 4-2 pas kohës shtesë për t'u shpallur kampion i ri i Botës për klube, raporton Anadolu Agency (AA).
Golin e parë në ndeshjen e cila u luajt në stadiumin Yokohama në qytetin me emrin e njëjtë e shënoi Benzema. Kurse në minutën e 44-t ekipi Kashima Antelers barazoi me golin e Shibasaki-t.
Në pjesën e dytë ekipi japonez, në minutën e 52-të me golien e shënuar të Shibasaki-t kaloi në epërsi me rezultatin prej 2-1. Kurse në minutën e 60-të Ronaldo shënoi një gol nga penaltia me ç’rast rezultati u barazua në 2-2. Ndeshja mbaroj me rezultatin 2-2.
Pasi ndeshtja shkoi në minuta shtesë ylli portugez Cristiano Ronaldo në minutën e 98-të dhe 104-t shënoi edhe dy gola tjerë. Kështu ndeshja u përmbyll me rezultat 4-2 në të mirë të Real Madridit.
Real Madrid nën drejtimin e trajnerit Zinedine Zidan shënoi një rekord të ri, ku ekipi tij nuk ka pësuar asnjë humbje për të 37-ën herë me radhë.
Hat-trick i Ronaldos në finale
Cristiano Ronaldo me golat e tij u bë lojtari i parë që ka arritur të shënojë "hat-trick" në ndeshjet e Kupës së Botës për Klube.
Numri i golave të Ronaldos në këtë turne arriti në 5 dhe kështu titullin “Golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës për Klube” e ndan bashkë me Lionel Messi, Luis Suarez dhe Cesar Delgado.
Real Madridi arriti që në tre vitet e fundit të fitojë dy herë në këtë turne.