STAMBOLL (AA) – Murat Keleş
Ylli portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo me klubin e tij ku luan për 8 vite, ka thyer rekorde të shumta, duke qenë një prej futbollistëve më të përfolur në botë, shkruan Anadolu Agency (AA).
Me klubin spanjoll Ronaldo arriti të jetë golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve për një sezon me 17 gola. Ai u bë futbollisti i parë i cili në 3 ndeshjet e ndryshme finale të Ligës së Kampionëve ka shënuar gola. Në të njëjtën ligë Ronaldo mban titujt e personit të vetëm i cili ka tejkaluar shifrën e 100 golave. Mirëpo, përpara Ronaldos ndodhet edhe një rekord i cili është vështirë për t'u thyer.
Disa rekorde të cilat duhet t’i arrijë Ronaldo, i cili me futbollin e tij u shndërrua në një legjendë në Real Madrid, duke arritur që gjatë karrierës së tij të fitojë 4 tituj të Ligës së Kampionëve dhe 4 çmime të Topit të Artë janë:
Duhet ta kalojë yllin brazilian Pele
Edson Arantes do Nasciment, ose siç njihet Pele, i cili nga disa shtresa vlerësohet si më i miri i futbollit, mban në dorën e tij një prej rekordeve të cilin Ronaldo synon të thyej.
Braziliani Pele në 831 ndeshjet zyrtare të karrierës së tij ka ashënuar 767 gola. Ai me klubin brazilian Santos dhe me atë të SHBA-ve New York Cosmos në të cilin kishte luajtur gjatë periudhës së fundit të karrierës së tij, arriti të fitojë 28 herë titullin e kampionit.
643 prej 767 golave Pele i ka shënuar me ekipin Santos, nëpërmjet të cilit ka arritur ta thyej rekordin e golashënuesit më të mirë në një klub.
Me ekipin bardhë-vjollcë, Ronaldo këtë vit ka kaluar një sezon të suksesshëm duke shënuar 25 gola në La Liga, 12 gola në Ligën e Kampionëve, 4 në Kupën e Klubeve të Botës dhe një në Kupën e Mbretit në Spanjë, duke shënuar gjithsej 406 gola. Për të thyer rekordin e brazilianit Pele, 32 vjeçari Ronaldo duhet t’i shënojë edhe 237 gola.
Rekordi i shumicës së “hat-trick”-ave
Cristiano Ronaldo është njëri prej dy futbollistëve të cilët ndajnë rekordin e “hat-trick”-ave më të shumta në Ligën e Kampionëve.
Ronaldo i cili ka 7 "hat-trick” në Ligë, këtë titull e ndan bashkë me futbollistin e njohur, Messi. Kurse gjatë gjithë karrierës së tij, futbollisti portugez Ronaldo 47 herë ka shënuar “hat-trick”, por për të thyer këtë rekord atij i duhet që edhe në 14 ndeshje të shënojë nga 3 gola. Titullin e këtij rekordi e mban ish futbollisti i njohur i Real Madridit, Ferenc Puskas.
Më së shumti gola për një sezon
Ndërkaq përveç atyre në nivel klubi, Ronaldo ka luajtur në 855 ndeshje me përfaqësuesen portugeze, ku prej 600 golave 389 ka shënuar me këmbën e djathtë, 107 me këmbën e majtë kurse 103 me kokë. Për të fituar titullin e futbollistit i cili shënon më së shumti gola për një sezon, Ronaldo duhet ta kalojë futbollistin e Barcelonës Lionel Messi.
Ylli i klubit spanjoll Barcelona, Messi mban këtë titull duke shënuar 73 gola gjatë sezonit 2011-2012 në të gjitha nivelet. Kurse Ronaldo gjatë sezonit 2014-2015 ka shënuar 61 gola në të gjitha nivelet.
Golashënuesi më i vjetër i Real Madridit
Ronaldo në këtë sezon ka rinovuar kontratën me Real Madridin ku ka shprehur dëshirën që edhe 10 vitet e ardhshme të luajë në këtë klub spanjoll. Një rekord tjetër të cilin Ronaldo dëshiron ta thyej është të jetë golashënuesi më i vjetër i këtij klubi.
Lojtari më i ri që ka shënuar gol për Real Madridin më 10 qershor 1995 është Alberto Rivera me 17 vjeç e 114 ditë.
Rekordi i golashënuesit më të vjetër ndodhet tek futbollisti hungarez, Ferenc Puskas, i cili në vitin 1965 kishte shënuar gol kundër Sevillas kur ai kishte 38 vjeç e 233 ditë.
Më i shpejti i Real Madridit
Ronaldo i cili është futbollisti më i ri që ka shënuar golin e 50-të dhe të 100-të me ekipin vjollcë-bardhë në Ligë, në çdo ndeshje po derdh djersë për të qenë futbollisti i cili shënoi golin më të shpejtë të skuadrës. Futbollisti i cili ka shënuar golin më të shpejtë të Real Madridit në historinë e tij është futbollisti kilian Ivan Zamorano, i cili në ndeshjen kundër Sevillas shënoi gol në sekondën e 12-të.
Futbollisti i cili veshi më së shumti fanellën e Real Madridit
Rekordi ndodhet tek futbollisti spanjoll Raul, i cili 741 herë ka veshur fanellën e Real Madridit. Pas tij vjen portieri Iker Casillas i cili ka veshur fanellën e Real Madridit 725 herë, kurse Ronaldo deri më tani ka luajtur në 394 ndeshje në këtë klub.
Më i vjetri i skuadrës vjollcë-bardhë
Ky rekord ndodhet tek futbollisti hungarez Ferenc Puskas i cili kur i kishte 38 vjeç, 7 muaj e 9 ditë ka luajtur në ndeshjen e fundit me Real Madridin. Ndërkaq për ta arritur këtë rekord, Ronaldo duhet të luajë në këtë skuadër edhe 7 vite.
Futbollisti i cili ka luajtur më së shumti në Ligën e Kampionëve
Ronaldo dëshiron që me Real Madrid të bëhet futbollisti i cili më së shumti ka luajtur në Ligën e Kampionëve. Për këtë atij i duhet të luajë edhe 64 herë në Ligën e Kampionëve. Rekordi në këtë fushë ndodhet tek portieri Iker Casillas i cili ka luajtur në 152 ndeshje. Ronaldo deri më tani ka luajtur në 88 ndeshje të Ligës së Kampionëve.