Bakir Tiro
05 Prill 2016•Përditësim: 05 Prill 2016
MADRID (AA) – Kapiteni i Real Madrid-it Sergio Ramos, të shtunën mbrëmë vendosi dy rekorde me të cilat nuk mund të jetë mirënjohës, raporton Anadolu Agency (AA).
Pasi u përjashtua në ndeshjen e El Clasico-s, ku ekipi i tij në Camp Nou fitoi Barcelonën (2:1) u bë futbollisti me më së shumti kartona të kuq në derbin më të madh botëror.
Ramos deri te “rekordi” erdhi meqë për herë të katërt mori karton të kuq në ndeshjet të cilat janë të njohura si El Clasico.
Kjo nuk është e gjitha, Ramos gjatë fundjavës së kaluar u bë lojtari “numër një “ i Realit për nga numri i përjashtimeve.
Në karrierë ka 21 kartona të kuq, gjë të cilën nuk ka arritur ta bëjë asnjë futbollist i “klubit madrilien” në historinë e tij.